Është një nga femrat e para që u bë zëdhënse në një klub të futbollit kosovarë,Besarta Gashi, pavarësisht sfidave me të cilat u has, ajo mbështet vajzat që nisin këtë profesion.
E ftuar së fundmi në emisionin “Sui Generis” ajo rrëfeu për sfidat dhe vështirësitë deri tek suksesi.
“Unë vi nga një familje sportive, ndaj mbështetja e tyre ndaj meje nuk ka munguar asnjëhere por nga ana tjetër jam përballur me paragjykime dhe komente të ndryshme. Unë i mbështes femrat në sport sepse janë shumë të zonja dhe nuk dua që ato të ndalojnë së realizuari ëndrrën e tyre”, është shprehur Gashi.
Ndonëse ende jemi në ditët e Kampionatit Evropian sigurisht pjesëmarrja e femrave në debate sportive ka qenë më prezente se dikur, e këtë e ka komentuar edhe vet zëdhënsja.
Për më shumë klikoni në intervistën e plotë: