Zëdhënësi i komunës së Pejës, Faik Zekaj ka komentuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Pejë dhe shpalosjen e buxhetit për këtë komunë.
Zekaj përmes një postimi në facebook të cilin e titulloi “Sot ne teater kishte shfaqje teatrale”, bëri të ditur se Kurti nuk e kishte ftuar fare kryetarin Gazmend Muhaxheri.
“KM kur e perzenton buxhetin ne nje komune eshte kulture me ftu edhe te zotin e shpis!”,ka shkruar Zekaj.
Ai tha se kur nuk ka diçka konkrete për prezentim, fuhet improvizime dhe është më lehtë pa të zotin e shpisë, pra, Muhaxherin.
“Por kur nuk ki qka me prezentu projekte konkrete normal duhesh me improvizu diqka e ma leht eshte pa te zotin e shpis”. ka shtuar ai.
Për fund ai shtoi “Popullorqe i bjen e ki me leht me rrejt e me fullirat, Fullirant“.