Zelanda e Re voton të mos ndryshojë flamurin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zelanda e Re voton të mos ndryshojë flamurin

    Insajderi
    24 March 2016 - 09:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qytetarët e Zelandës së Re kanë votuar që të mbajnë flamurin aktual të shtetit në një referendum kombëtar.

    Të dhënat janë nxjerrë nga rezultatet preliminare të referendumit.

    Pyetja e shtruar në referendum ka qenë nëse Zelanda e Re duhet të mbajë flamurin ku në kënd të tij është i vendosur edhe flamuri i Britanisë së Madhe, njofton BBC.

    56 për qind votuan për të mos ndryshuar atë.  Por, dalja në votim ka qenë e ulët me vetëm 2.1 milion vota.

    Kryeministri John Key, i cili kishte përkrahur idenë e ndryshimit të flamurit, ka thënë se Zelanda e Re duhet të “përqafojë” vendimin e popullit./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark