“Zelenski u detyrua të ndërpresë telefonatën me presidentin evropian, vendndodhja e tij dukej se ishte nën sulm” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Zelenski u detyrua të ndërpresë telefonatën me presidentin evropian, vendndodhja e tij dukej se ishte nën sulm”

    Insajderi
    28 February 2022 - 14:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    The Guardian raporton se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski është dashur ta ndërpresë telefonatën me presidentin e Këshillit Evropian, Charls Michel.

    Krejt kjo sipas burimeve për shkak se vendodhja e Zelenskit dukej se ishte nën sulm.

    Telefonat është realizuar të premten në mbrëmje.

    “Presidentit iu desh ta ndërpresë telefonatën, ai tha: “Charles Charles Charles, duhet të ndaloj se jemi nën zjarr”, citon The Guardian të ketë thënë një zyrtar i BE-së, përcjell Insajderi.

    Në anën tjetër në Bruksel është duke u admiruar udhëheqja e presidentit, Volodymyr Zelenski në këtë kohë të vështirë për popullin e tij./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark