Zelensky bisedon me Ramën, thotë se e vlerëson ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zelensky bisedon me Ramën, thotë se e vlerëson ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë

    Insajderi
    05 March 2022 - 11:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

    Zelensky përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se Ukraina e vlerëson ndihmën e Shqipërisë në këto kohë të vështira, përcjell Demokracia.com.

    Ai tutje ka shtuar se “po bëjmë gjithçka për ta përfunduar luftën”.

    “Pata një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Biseduam për luftën kundër pushtuesit rus. Diskutuam punën e përbashkët në OKB. E vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këto kohë të vështira. Ne po bëjmë gjithçka që ta përfundojmë luftën”, ka shkruar Zelensky.

    Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi me shumicë dërmuese para tre ditësh rezolutën kundër agresionit rus, të propozuar nga Shqipëria dhe SHBA


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark