Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

    Insajderi
    18 August 2025 - 19:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Shtëpinë e Bardhë ka mbërritur edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

    Atë e priti presidenti amerikan, Donald Trump.

    Në Shtëpinë e Bardhë kanë mbërritur gjithashtu edhe kancelari gjerman, Friedrich Merz, presidenti i Finlandës, Alexander Stubb dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkruar se do të jetë “një ditë e madhe në Shtëpinë e Bardhë”, pak orë para takimit me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe udhëheqësit evropianë, për bisedime mbi përfundimin e luftimeve në Ukrainë.

    “Kurrë nuk kemi pasur kaq shumë udhëheqës evropianë këtu në të njëjtën kohë. Një nder i madh për Amerikën!!” shkroi ai.

    Bisedimet në Uashington pritet të përfshijnë Trumpin, Zelenskyn, shefin e NATO-s Mark Rutte, presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministrin britanik Keir Starmer, kancelarin gjerman Friedrich Merz, kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe presidentin finlandez Alexander Stubb.

    Këto bisedime pasojnë samitin e Trumpit në Alaska me presidentin rus, Vladimir Putin, më 15 gusht. Asnjëri nga liderët nuk zbuloi shumë mbi përmbajtjen e atyre diskutimeve gjatë një konference të shkurtër për shtyp, ku nuk pranuan pyetje nga gazetarët.

    Megjithatë, mediat perëndimore kanë raportuar se Putini propozoi një marrëveshje paqeje që do të përfshinte tërheqjen e Ukrainës nga një zonë e gjerë territori në rajonin e Donbasit.

    Kjo ka ndezur alarmin në Kiev dhe kryeqytetet evropiane, të cilat frikësohen se tërheqja nga zona të fortifikuara do ta linte Ukrainën rrezikshëm të ekspozuar ndaj sulmeve të tjera ruse./REL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark