Zelensky: Rusia po përgatitet për dy ofensiva të mëdha - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zelensky: Rusia po përgatitet për dy ofensiva të mëdha

    Insajderi
    17 September 2025 - 09:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rusët po planifikojnë të nisin “dy fushata të tjera të rënda ofensive në Ukrainë” dhe për këtë arsye, “nevojitet ndihmë e shtuar ushtarake nga partnerët për të siguruar që Forcat e Armatosura të Ukrainës të mund t’i përballojnë këto ofensiva”.

    Kështu u shpreh Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë me Sky News.

    Ndërkohë, administrata Trump ka miratuar paketën e parë të ndihmës ushtarake për Ukrainën, të paguar nga aleatët e saj, raporton Reuters. Ndihma është e para sipas një mekanizmi të ri që parashikon furnizimin me armë nga rezervat amerikane në Ukrainë, të paguara me fonde nga vendet e NATO-s.

    Më herët, Trump foli sërish për një mundësi marrëveshjeje mes Zelenskyt dhe Putinit: “Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të duhet të bëjë një marrëveshje”, tha Donald Trump përpara se të nisej për në Britaninë e Madhe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark