
Presidenti ukrainas, Vladimir Zelenskiy deklaroi se lufta Rusi-Ukrainë bashkoi jo vetëm Ukrainën, por të gjithë Bashkimin Evropian (BE), transmeton Gazeta Insajderi.
Zelenskiy mbajti një konferencë për shtyp pas takimit në Kiev me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell.
Duke deklaruar se mjedisi i dialogut midis Ukrainës dhe Bashkimit Evropian është i rëndësishëm, Zelenskiy tha: “Lufta e bashkoi plotësisht Ukrainën, (bashkoi) njerëzit me qeverinë, dhe kjo është arsyeja pse Ukraina është kaq e fortë. Fatkeqësisht, kjo luftë solli shumë viktima. Dhe rreth kësaj, për të mbrojtur Ukrainën dhe ukrainasit, kjo luftë ka bashkuar si Bashkimin Evropian ashtu edhe botën.”
Zelenskiy falënderoi autoritetet evropiane për vizitën e tyre në Ukrainë dhe Bucha, duke theksuar se kjo vizitë është një shenjë shumë e fortë e unitetit të Ukrainës dhe BE-së.
Ai falënderoi Komisionin Evropian për vendimin e tij për të pranuar paketën e 5-të të sanksioneve kundër Rusisë, duke thënë: “Unë personalisht i jam mirënjohës Ursula von der Leyen për paketën e 5-të të sanksioneve, por mendoj se nuk mjafton. Ata (rusët) na kanë marrë shumë, kanë marrë shumë nga ne. Nga ne kanë marrë edhe tokat tona edhe njerëzit tanë”, përcjellë Insajderi.
Duke theksuar se BE-ja duhet të ndihmojë veten duke vendosur sanksione kundër Rusisë dhe të rrisë këto sanksione, Zelenskiy shtoi se Rusia nuk kupton në mënyrë tjetër.
Nga ana tjetër, Zelenskiy deklaroi se Evropa gjithsesi do të duhet të vendosë sanksione vërtet parimore dhe të forta kundër Rusisë.
“Ne e dimë se kush janë ata që vazhdimisht përpiqet të zbusin propozimet e sanksioneve dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i bërë ata (evropianët) të kuptojnë se kush janë këta. Jo kufizime të pjesshme në eksportet e energjisë ruse ose kufizime të pjesshme në lundrimin detar rus, por me të vërtetë parimore dhe në çdo rast do të duhet të vendosen sanksione vërtet të forta kundër Rusisë”, tha Presidenti ukrainas në videomesazh.
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski i ka bërë thirrje perëndimit për të ndërprerë përdorimin e naftës ruse.
Ai thotë se dështimi për të rënë dakord mbi një ndëprerje i kushton jetën njerëzve ukrainas.
Rusia është prodhuesi i tretë më i madh i naftës në botë.
Importet ruse përbëjnë 8% të kërkesës totale të naftës në Mbretërinë e Bashkuar dhe 3% të kërkesës në SHBA.
Zelenski tha se Kremlini fiton shumë nga eksportet e naftës dhe nuk ndjen nevojën për t’i marrë seriozisht negociatat e paqes.
Presidenti ukrainas vazhdon të këmbëngulë që bankat ruse duhet të shkëputen tërësisht nga sistemi financiar ndërkombëtar.
Zelenskiy gjithashtu argumentoi se politikanët dhe vendet që e shtynë këtë vendim (sanksioneve) do të ndryshonin pikëpamjet e tyre nën presionin e veprimeve të Rusisë kundër ukrainasve dhe lirisë në Evropë, dhe gjithashtu bëri thirrje për heqjen e plotë të të gjitha bankave ruse nga sistemi financiar global.
Duke iu referuar sulmit me raketa në Kramatorsk në deklaratën e tij, Zelenskiy theksoi se Ukraina pret një përgjigje të ashpër globale ndaj këtij sulmi, i cili vrau shumë njerëz.
“Të gjitha vendet kryesore të botës e kanë dënuar tashmë sulmin me raketa ruse në Kramatorsk. Ne presim një përgjigje të ashpër dhe globale ndaj këtij krimi lufte”, tha Zelenskiy dhe shtoi se ky sulm me raketa, si shumë krime të tjera të luftës të Rusisë, duhet të jetë një nga akuzat në gjykatën ndërkombëtare./Insajderi/