Zelensky shpreh gatishmërinë të largohet nga posti sapo të përfundojë lufta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zelensky shpreh gatishmërinë të largohet nga posti sapo të përfundojë lufta

    Insajderi
    25 September 2025 - 12:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka thënë faqes së lajmeve Axios se do të ishte gati të jepte dorëheqjen nga posti, pasi të mbaronte lufta me Rusinë.

    “Qëllimi im është të përfundoj luftën, jo të vazhdoj të kandidoj për poste”, ka cituar Axios Zelenksyn.

    Moska zyrtare e ka quajtur vazhdimisht jolegjitim Zelenskyn për shkak se atij i ka përfunduar mandati i presidentit, mirëpo Ukraina nuk mund të zhvillojë zgjedhje sepse ka futur në fuqi ligjin ushtarak prej që ka nisur pushtimi rus.

    Parlamenti i Ukrainës, Verkhovna Rada, ka miratuar në shkur të këtij viti një rezolutë që zgjat mandatin e Zelenskyt deri në heqjen e ligjit ushtarak.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark