Zelensky shpreson se bisedimet SHBA-Ukrainë javën e ardhshme do të jenë domethënëse - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zelensky shpreson se bisedimet SHBA-Ukrainë javën e ardhshme do të jenë domethënëse

    Insajderi
    07 March 2025 - 08:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bisedimet SHBA-Ukrainë do të mbahen në Arabinë Saudite javën e ardhshme, tha presidenti Volodymyr Zelensky, duke shprehur shpresën se do të jetë “një takim kuptimplotë”.

    Udhëheqësi ukrainas, i cili do të jetë në mbretërinë e Gjirit, por nuk do të marrë pjesë në bisedime, tha se Kievi po punonte për të arritur një paqe “të shpejtë dhe të qëndrueshme”, shkruan BBC.

    I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, tha se ekipi amerikan dëshironte të diskutonte një “kornizë” për paqen në përpjekje për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë.

    Të premten e kaluar, Zelensky dhe Trump u përfshinë në një përplasje publike në Shtëpinë e Bardhë – gjatë së cilës Trump tha se Zelensky nuk ishte gati për t’i dhënë fund luftimeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark