Zelensky: Të gjithë qytetarët e botës të na bashkohen në luftën kundër Rusisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Zelensky: Të gjithë qytetarët e botës të na bashkohen në luftën kundër Rusisë

    Insajderi
    27 February 2022 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky bëri një thirrje drejtuar qytetarëve të mbarë botës që të bashkohen në luftën kundër Rusisë.

    Në një deklaratën e fundit për shtyp ai akuzoi ushtrinë ruse se po vret civilë të pafajshëm dhe inkurajoi ukrainasit të mbrojnë veten me kurajo.

    “Ukrainasit kanë treguar guxim për mbrojtjen atdheun e tyre dhe për të shpëtuar Evropën dhe vlerat e saj nga sulmi rus. Ky nuk është vetëm pushtimi i Rusisë në Ukrainë. Ky është fillimi i një lufte kundër Evropës, kundër strukturave evropiane, kundër demokracisë, të drejtave bazë të njeriut, kundër një rendi ligjor global, rregullave dhe bashkëjetesës paqësore. Kushdo që dëshiron të bashkohet me mbrojtjen e Ukrainës, Evropës dhe botës mund të vijë dhe të luftojë krah për krah me ukrainasit kundër kriminelëve rusë të luftës”, tha presidenti i Ukrainës.

    Zelensky shtoi se ata që dëshirojnë të bashkohen për të luftuar Rusinë duhet të kontaktojnë atasheun e Mbrojtjes të Ambasadës së Ukrainës në vendet e tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark