Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka uruar Donald Trump për një “fitore” zgjedhore “mbresëlënëse”.
Zelenskyy tha se ai vlerësoi “angazhimin e Trump për qasjen ‘paqe përmes forcës'” ndaj çështjeve globale dhe se parimi mund të “sjell paqen e drejtë në Ukrainë më afër”.
“Rikujtoj takimin tonë të mrekullueshëm me Trumpin në shtator, kur kemi diskutuar në hollësi për partneritetin strategjik Ukrainë – SHBA, Planin e Fitores dhe rrugët për t’i dhënë fund agresionit rus kundër Ukrainës. E çmoj përkushtimin e Trumpit për qasjen për ‘paqe përmes forcës’ kur vjen puna për çështjet globale. Ky është saktësisht parimi që mund të afrojë Ukrainën me paqen. Mezi presim për një epokë të SHBA-së së fuqishme nën udhëheqësinë e Trumpit. Ne llogarisim në mbështetjen e fuqishme dypartiake në SHBA për Ukrainën”, ka shkruar Zelensky në X.
Congratulations to @realDonaldTrump on his impressive election victory!
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) November 6, 2024
I recall our great meeting with President Trump back in September, when we discussed in detail the Ukraine-U.S. strategic partnership, the Victory Plan, and ways to put an end to Russian aggression against…
Trump pritet të hartojë një kurs të ri për konfliktet e mëdha në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.
Ai ka pohuar më parë se do t’i jepte fund luftës së Rusisë në Ukrainë nëse kthehej në Shtëpinë e Bardhë.