Zelensky vijon “spastrimin” e Shërbimit të Sigurisë, shkarkon 28 zyrtarë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zelensky vijon “spastrimin” e Shërbimit të Sigurisë, shkarkon 28 zyrtarë

    Insajderi
    19 July 2022 - 21:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar shkarkimin e 28 zyrtarëve të Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës (SBU).

    Ishin agjëncitë vendase që bënë me dije lajmin, duke cituar fjalimin e presidentit mbrëmjen e 18 korrikut.

    “Një lajm tjetër i rëndësishëm në lidhje me Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës. Po bëhet auditimi i personelit të Shërbimit, po zgjidhet çështja e shkarkimit të 28 zyrtarëve. Nivele të ndryshme, drejtime të ndryshme. Por arsyet janë të ngjashme – rezultate të pakënaqshme të punës”, theksoi Zelensky.

    Më 17 korrik, Zelensky pezulloi prokuroren e përgjithshme Iryna Venediktova dhe shkarkoi kreun e SBU-së, Ivan Bakanov.

    Presidenti ia caktoi detyrat e kreut të SBU-së zëvendësit të parë të Bakanov-it, Vasyl Malyuk.

    Më 18 korrik, Zelensky paraqiti në Verkhovna Rada (Parlamenti ukrainas) një mocion për shkarkimin e Ivan Bakanov nga posti i kreut të Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës.

    Kjo çështje do të jetë pika e parë e rendit të ditës në mbledhjen e ardhshme plenare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark