Zelenskyy: Bisedimet për paqe me Rusinë mund të marrin fund - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zelenskyy: Bisedimet për paqe me Rusinë mund të marrin fund

    Insajderi
    29 April 2022 - 22:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy mbrëmjen e së premtes deklaroi se ekziston rreziku që që bisedimet e paqes me Rusinë të marrin fund. Shkak për këtë, sipas liderit ukrainas, mund të bëhen mizoritë e kryera nga forcat e Kremlinit.

    “Njerëzit (ukrainasit) ata duan t’i vrasin. Kur ekziston një qëndrim i tillë, është e vështirë të flitet për gjëra,” citoi Interfax udhëheqësin ukrainas t’u thoshte gazetarëve.

    Ukraina dhe Rusia janë përfshirë në disa raunde bisedimesh deri më tani, duke filluar në Bjellorusi dhe muajin e kaluar duke u zhvilluar në Turqi. Megjithatë, ata ende nuk kanë arritur një marrëveshje për një armëpushim ose një tërheqje.

    Presidenti Zelenskyy është shprehur i bindur se Ukraina nuk do të pranojë kushtet e paqes që komprometojnë integritetin e saj territorial.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark