Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, dje gjatë një deklarate i ka bërë thirrje përsëri BE-së të vendosë sanksione të tjera ndaj Rusisë. Sipas mediave të huaja, Zelenskyy ka argumentuar se Brukseli duhet të vendosë për paketën e shtatë të sanksioneve sa më shpejt të jetë e mundur.
“Rusia duhet të ndiejë presionin për t’u ngritur sepse ajo gjithashtu ka nisur një luftë kundër politikës së saj agresive anti-evropiane. Jetët e mijëra njerëzve varen drejtpërdrejt nga shpejtësia e dërgesave të partnerëve tanë,” tha Zelenskyy.
Sipas tij, kërcënimet e reja ruse ndaj Lituanisë, vala e radhës e presionit energjetik dhe pjesa tjetër e gënjeshtrave nga zyrtarët rusë për krizën ushqimore janë argumentet e nevojës për miratimin e paketës së shtatë të sanksioneve.
Lufta në Ukrainë sot ka hyrë nqë ditën e 119. Sulmet e trupave ruse shfaqen në shumë territore të Ukrainës. Dhjetëra të vdekur dhe të polagosur raportohen nga Inteligjenca britanike në Ukrainë.