Është duke u mbajtur seanca e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet performanca 2 vjeçare e Qeverisë Kurti.
Në një interpelancë deputeti nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se Kosova është shteti me vdekshmërinë më të lartë në rajon, e që sipas tij, shkaktari janë aksidentet rrugore.
“Rruga Kiev-Pejë që dy vite asnjë lëvizje, Prishtinë-Mitrovicë që dy vite. Që 30 muaj jeni në pushtet, je duke folur sikur ditën e parë kur edhe e keni shpalosur programin e Qeverisë. Vdekshmëria është më e larta në rajon, rrugët e Kosovës janë shndërruar në rrugë të përgjakshme”, i ka replikuar Zemaj, ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu./Insajderi