Zemaj apel pushtetit të ndal përpjekjet shtypëse ndaj medieve dhe zërit të së vërtetës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj apel pushtetit të ndal përpjekjet shtypëse ndaj medieve dhe zërit të së vërtetës

    Insajderi
    03 May 2022 - 16:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka bërë apel pushtetit të ndal përpjekjet shtypëse ndaj medieve dhe zërit të së vërtetës – gazetarëve.

    Sipas tij, pushtetarët dhe të afërmit e tyre duhet të ndalin aktivitetin e tyre cenues ndaj lirisë së medieve si dhe linçues e denigrues ndaj njerëzve të profesionit fisnik – gazetarisë.

    3 Maji i këtij viti, i gjen mediet dhe gazetarët të sfiduar kryesisht nga njerëzit e veshur me pushtet, tha Zemaj.

    “Kërcënim e frikësim ndaj gazetarëve e medieve”, kanë qenë disa nga të gjeturat në raportin e Departamenti Amerikan të Shtetit. Në të njëjtën frymë kanë reaguar edhe disa organizata të tjera ndërkombëtare.Mediet dhe demokracia janë një marrëdhënie e përhershme, njëra pa tjetrën s’bën, ndërsa kur sfidohet njëra padyshim që dëmtohet tjetra.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark