Zemaj ironizon pasi u ngrit aktakuzë ndaj dy anëtarëve të VV-së: Të jeni krenar, trimat e VV-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj ironizon pasi u ngrit aktakuzë ndaj dy anëtarëve të VV-së: Të jeni krenar, trimat e VV-së

    Insajderi
    10 September 2025 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar pasi Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj dy anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukaj.

    Ai ka ironizuar duke shkruar: Të jeni krenar “trimat” e VV-së.

    “A ju nxonen prapë a? Të jeni krenar “trimat” e VV-së. Bonja tag Faruk Mujkes në foton me Albinin”, shkroi ai.

    Sipas aktakuzës, Faruk Mujka, në cilësinë e nënkryetarit të komunës, dhe Hysen Muzliukaj, si drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, dyshohen për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

    Prokuroria i akuzon të pandehurit se, më 25 prill 2021, me dashje dhe duke tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare, kanë vepruar në kundërshtim me interesin publik. Ata dyshohet se i kanë paraqitur Kuvendit Komunal një propozim-vendim për këmbimin e një prone, duke e prezantuar atë si pronë komunale, ndonëse ajo ishte shpallur dy herë më parë me interes të posaçëm publik nga i njëjti Kuvend.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark