Zemaj: Përgjigja e menaxhmentit të Trepçës ndaj minatorëve është e njëjtë me atë të Jugosllavisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Përgjigja e menaxhmentit të Trepçës ndaj minatorëve është e njëjtë me atë të Jugosllavisë

    Insajderi
    26 October 2023 - 11:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se vlerësimi i grevës së minatorëve si jo-ligjor nga menaxhmenti i bordit të Trepçës Sh.A është i njëjtë me atë të pushtetit të ish-Jugosllavisë.

    Zemaj këtë e ka deklaruar në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar që të respektohet greva e minatorëve dhe të plotësohën kërkesat e tyre, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Pikërisht 34 vite më parë, ishte greva e Minatorëve. I kanë fëmijët minatorë ose janë në moshë të shtyer minatorë dhe detyrohen të futen në thellësi, në të njëjtin objekt. Por, pamjet janë të trishtueshme, sepse janë pamjet e njëjta. Ata që e kujtojnë 20-28 shkurtin 1989 janë pothuajse pamje të njëjta”, ka deklaruar ai.

    “Por a din çka është indinjimi im personal. Është përgjigja e menaxhmentit. Kryesuesi i menaxhmentit thotë se kjo grevë është jo-ligjore. Është e njëjta përgjigje, edhe Serbia thoshte se është grevë jo-ligjore. Por e morën një përgjigje e cila e shpërndau Jugosllavinë hegjemoniste në atë kohë”, ka thënë më tej Zemaj.

    “Mos shikoni vetëm pozita politike nepotiste, sepse edhe të emëruarit në bordin e Trepçës mund ta ketë fatin e njëjtë”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark