
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka reaguar ashpër ndaj situatës aktuale në vend, duke e cilësuar qeverisjen aktuale si autokratike dhe të zhytur në korrupsion.
Në një postim publik, Zemaj thekson disa nga veprimet e Qeverisë që sipas tij dëshmojnë mungesën e transparencës dhe keqpërdorimin e pushtetit.
Postimi i plotë:
Po jetojmë nën një pushtet autokratik dhe të korruptuar!
E ndalin buxhetin për RTK-n, sepse nuk e duan median e pavarur.
E bllokojnë KQZ-në, sepse kanë frikë nga zgjedhjet e lira.
U bllokojnë buxhetin komunave që s’janë të VV-së, sepse duan të ndëshkojnë qytetarët për bindjet e tyre politike.
Ju ndërpresin energjinë bizneseve, duke shkatërruar ekonominë dhe duke varfëruar qytetarin.
Por ajo që nuk e ndalin kurrë, janë tenderët njëburimor dhe sekret “nën tavolinë”!
Kjo nuk është as qeverisje në detyrë, është hakmarrje politike dhe kapje e shtetit!