Zemaj "thumbon" Kurtin: Nuk jemi për dëshira personale këtu, s'ka nënshtrim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj “thumbon” Kurtin: Nuk jemi për dëshira personale këtu, s’ka nënshtrim

    Insajderi
    21 May 2025 - 11:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Kosovës mblidhet për të 19’tën herë për konstituim. Para fillimit të seancës deputeti i LDK-së Armend Zemaj tha se Albin Kurti nuk është i interesuar për formimin e institucioneve të reja të Kosovës, shkruan Insajderi.

    “Janë deklarata dëshirore të zotit Kurti pa dashur që të përballet me realitetin. Kjo është logjika e Vetëvendosjes: imponimi, diktati ashtu siç funksionojnë brenda partisë së tyre. Mendojnë që duhet edhe subjektet politike t’i nënshtrohen. Kjo është e papranueshme. Nuk jemi për dëshira personale këtu. Jemi për t’u shërbyer qytetarëve dhe për formimin e institucioneve. Nuk ka pritshmëri. Kurti nuk është i interesuar për formimin e institucioneve të reja”, tha Zemaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark