“Zemlakja” e Radoiçiqit në top 10’shten më të votuar të Vetëvendosjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Zemlakja” e Radoiçiqit në top 10’shten më të votuar të Vetëvendosjes

    Insajderi
    19 February 2025 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është publikuar lista me emrat e 47 deputetëve më të votuar deri me tani nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Në mesin e kandidatëve më të votuar është edhe Mimoza Kusari- Lila.

    Ndonëse emri i saj ishte shumë i përfolur për skandalin e përgjimeve të bisedave me krye terroristin serb, Milan Radojçic, Kusari- Lila është renditur në top 10-shen më të votuar.

    Në listën me numrin e votave të numëruara deri me tani, Kusari-Lila numëron 50 mijë e 657 vota, duke e renditur kështu si kandidatja e nëntë më e votuar e VV-së.

    liste i prinë lideri i kësaj partie, Albin Kurti me 222 mijë vota.

    Pas tij vjen Glauk Konjufca me 170 mijë vota. Faton Peci ka marrë vota si i treti me 84 mijë sosh.

    Pas Pecit, vjen Hekuran Murati me 80 mijë, Albulena Haxhiu me 76 mijë, Xhelal Sveçla me 72 mijë e Donika Gërvalla me 68 mijë.

    Ulëse ka siguruar edhe Avni Dehari që është votuar 58 mijë herë, si dhe Mimoza Kusari-Lila që ka marrë mbi 50 mijë vota

    Në mesin e emrave të tjerë që kanë marrë shumë vota janë edhe Arben Vitia, Ejup Maqedonci, Shqipe Mehmeti-Selimi, Saranda Bogujevci.

    Këngëtarja Edona Llalloshi ka marrë mbi 26 mijë vota, Mefail Bajqinovci 24 mijë të tjera.

    Kuvendit pritet t’i shtohet edhe zëri i fuqishëm i Agim Bahtirit që është votuar nga 12 mijë qytetarë.

    Në anën tjetër, ulëse pritet të sigurojë edhe Bylbyl Sokoli pasi ka marrë mbi 12 mijë vota.

    Detaje nga skandali i përgjimeve

    Në audio-inçizimn e publikuar, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilapos që ka biseduar me Sllavko Simiq, ka biseduar edhe Milan Radoiçiq, derisa ishte si nënkryetar i Listës Serbe.

    Në bisedën telefonike të publikuar nga Paparaci Kusari-Lila bisedon më Radoiçiq për kalimin e Projektligjit për Pagën Minimale dhe për votimin e një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

    Aty thuhet se “Ishte java e dytë e qershorit të vitit 2022. Mimoza Kusari-Lila po përpiqej t’i siguronte votat për kalimin në kuvend të Projektligjit për Pagën Minimale”.

    Kusari-Lila, së pari kishte komunikuar me Sllavko Simiqit, nga Lista Serbe dhe më pas me Radoiçiqin.

    Biseda fillon kështu: “Hej kolege, ja mbërrita te Millani, dhe ja dëgjohu me të”, i thotë Simiq, Kusari-Lilës.

    “Hajde”, i përgjigjet Kusari-Lila, shefit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe.

    Pasi të dy merren vesh për kyçjen në bisedë të Radoiçiqit, Simiq ia kalon telefonin të fortit të Listës Serbe.

    “Allo vendase, a po dëgjohemi?”, e pyet Radoiçiqi, Kusari-Lilën.

    “Po, po, po të dëgjoj”, ia kthen ajo.

    “E super, si jeni, a jeni të vyeshëm?”, e pyet sërish Radoiçiqi, zyrtaren e LVV-së.

    “Ja isha në Kuvend dhe pata disa takime dhe derisa u lirova, tash po shkoj në shtëpi”, përgjigjet ajo.

    “A, mirë, mirë, shiko, më tregoi Sllavko se keni nevojë për votat tona rreth Ligjit për rroga minimale…”, pohon Radoiçiq.

    “Po?”, ia kthen Kusari-Lila.

    “… dhe për votimin për gjykatësin e Gjykatës Kushtetuese…”, vazhdon komunikimin ish-nënkryetari i Listës Serbe.

    “Po?”, konfirmon shefja e deputetëve të LVV-së.

    Koordinimi për votat e deputetëve të Listës Serbe mes Kusari-Lilës dhe Radoiçiqit vazhdon.

    Ai shprehet i hapur të “ndihmojë rreth kësaj” me disa kërkesa, për të cilat i kërkon Kusari-Lilës që të bisedojë me shefin e saj.

    “Nuk shoh asnjë pengesë t’ju ndihmojmë rreth kësaj, por kemi edhe ne disa kërkesa të cilat ti duhet t’i shikosh me shefin tënd të na ndihmosh…”, i thotë Radoiçiq, Kusari-Lilës.

    Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së nuk ia hedh poshtë “ofertën” Radoiçiqit.

    “Hajt shohim tani…”, i thotë Kusari-Lila, Radoiçiqit.

    Para se të përshëndeten, Radoiçiq, i informuar për agjendën legjislative, i rekomandon Kusari-Lilës që të takohej me “Sllavkon [Simiqin, v.j] të hënën”.

    “Ja, pasi ky ligj është të martën, ti do të takohesh me Sllavkon të hënën, dhe ne gjithqysh jemi në lidhje, unë të përshëndes dhe ja ku e ke Sllavkon”, thotë Radoiçiqi.

    Pasi ia kalon sërish telefonin Simiqit, ish-shefi i GP të Listës Serbe ia konfirmon Kusari-Lilës takimin për ditën e hënë me premtimin se “do të merremi vesh”.

    “Kurrgjë kolege, shihemi ne të hënën dhe do të merremi vesh”, pohon Simiq.

    “Shihemi të hënën”, ia kthen ajo, biseda në fjalë është marrë nga mediumi Paparaci.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark