
Ish-kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson, ka bërë homazhe emocionale për Diogo Jotën, futbollistin portugez që humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku.
Në stadiumin “Anfield”, mijëra tifozë u mblodhën për të nderuar kujtimin e Jotës, duke vendosur lule, flamuj dhe mesazhe ngushëllimi. Atmosfera ishte e rëndë, ndërsa pikëllimi ndjehej në çdo cep të stadiumit.
Jordan Henderson, i cili për vite ndau fushën dhe dhomën e zhveshjes me Jotën, nuk mundi t’i mbante lotët. Ai qëndroi për disa minuta në heshtje përpara memorialit të improvizuar dhe tha se “koha me Diogon do të mbetet gjithmonë një nga kujtimet më të çmuara të karrierës sime”.
Former Liverpool midfielder Jordan Henderson pays his respects to Diogo Jota at Anfield. pic.twitter.com/HX2gcPmo4r
— Sky Sports News (@SkySportsNews) July 4, 2025