Zërat kritikë brenda LDK'së, Doarsa Kica Xhelili bën një reagim pas Abdixhikut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zërat kritikë brenda LDK’së, Doarsa Kica Xhelili bën një reagim pas Abdixhikut

    Insajderi
    18 March 2025 - 19:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetarja e LDK’së Doarsa Kica-Xhelili, e ka mbështetur kryetarin e këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku, sikurse nënkryetarët e tjerë, në mesin e kritikave nga ana e Avdullah Hotit pas rezultatit zgjedhor.

    Kica-Xhelili, sikurse Abdixhiku para disa minutash, ka publikuar simbolin e LDK’së me dy gishta lart bashkë me një foto me kreun e LDK’së.

    Reagimet nga brenda LDK kanë vazhduar pasi Avdullah Hoti doli me shkrim ku kërkonte llogaridhënie e përgjegjësi pikërisht nga lidershipi për rezultatin e dobët në zgjedhjet e fundit.

    Kundër Abdixhikut doli edhe Agim Veliu, ish-deputeti i LDK’së. Ai kritikoi ata që po e mbrojnë liderin e partisë.  Veliu tha se është për keqardhje ta mbrosh dikë që një parti politike po e çon drejt degradimit.

    “Të jesh i pafuqishëm të ndryshosh gjendjen në shtëpinë politike, ku kryefamiljari (kryetari) të ka afruar formalisht “afër” vetës nuk është edhe shumë tragjike.

    Është për keqardhje të detyrojnë, apo të vetëdetyrohesh për t’ia mbajtur ison shefit dhe të dalësh publikisht e ta mbrosh “liderin” që po e dërgon në theqafje një familje të madhe politike, që për 35 vite ishte shembull i demokracisë dhe meritokracisë”, tha ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark