Zëri: Hajredin Kuçi zëvendëskryeministër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëri: Hajredin Kuçi zëvendëskryeministër

    Insajderi
    03 March 2016 - 08:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partnerët e koalicionit qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që shumë shpejt të ulen dhe të merren vesh për plotësimin e posteve të lëna zbrazët nga Hashim Thaçi, i cili javën që shkoi u zgjodh në postin e presidentit të shtetit.

    Gazeta “Zëri” mëson se ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, do të emërohet zëvendëskryeministër, post që deri tani e mbante Hashim Thaçi.

    “Hajredin Kuçi pritet të marrë edhe postin e zëvendëskryeministrit, në vend të Hashim Thaçit”, ka thënë një burim brenda koalicionit qeverisës për gazetën “Zëri”.

    E këtë nuk e ka mohuar e as pohuar as vetë ministri Hajredin Kuçi, i cili ka thënë për “Zërin” se ende nuk është diskutuar për këtë çështje.

    “Ende nuk kemi biseduar për këtë”, ka qenë përgjigja e shkurtër e Kuçit, i cili edhe pas insistimit nëse do ta pranojë këtë post apo jo, ai përsëri nuk e ka mohuar, por ka insistuar se ende nuk kanë diskutuar rreth kësaj çështjeje.

    Sipas burimeve të gazetës “Zëri” një gjë e tillë pritet të bëhet gjatë javës së ardhshme.

    Madje, po sipas këtyre burimeve, përveç ministrit të Punëve të Jashtme, i cili pritet të jetë Enver Hoxhaj dhe postin e zëvendëskryeministrit që mësohet se do ta marrë Hajredin Kuçi, kabineti qeveritar i drejtuar nga Isa Mustafa pritet të pësojë ndryshime edhe në dikasteret tjera, ndonëse nuk është e sigurt një gjë e tillë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark