“ZERO EURO” investime në stadiumet e Gjilanit dhe Pejës - Bajrami ia kujton Kurtit premtimet e fushatës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “ZERO EURO” investime në stadiumet e Gjilanit dhe Pejës – Bajrami ia kujton Kurtit premtimet e fushatës

    Insajderi
    25 March 2024 - 21:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Propaganda nuk kalon!” – Kështu ka nisur statuesin me përmbajtje kritikuese ndaj qeverisë Kurti-Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, shkruan Gazeta Insajderi.

    Duke vënë theksin tek investimet në fushën e kulturës dhe sportit, Bajrami i rikujtoi Kurtit se investimet në stadiumet e Gjilanit dhe Pejës janë “ZERO EURO”.

    Po ashtu ia përmend edhe premtinim për ndërtimin e 160 çerdheve, realizimi i të cilave nuk u bë.

    Statusi i plotë:

    Propaganda nuk kalon!

    Po flet si me pasë marrë mandatin dje. Ke hy në vitin e katërt të qeverisjes. Qytetarët e Gjilanit e të Pejës e dinë saktë sa ke investu që tri vjet në stadiumet e tyre – ZERO EURO.

    Sikurse keni mashtru me ndërtimin e 160 çerdheve, njësoj po tentoni me publiku shifra imagjinare.

    E ke paralajmëru largimin me zgjedhje të reja. Më mirë dorëhiqu! Dorëzimi nuk është ndryshe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark