Kreu i LSDM-së Zaev pas marrjes së mbështetjes partiake për të qenë mandatar ka thënë se Qeveria e tij do jetë qytetare.
“Nderi është i imi dhe i LSDM-së që gati pas 11 vite të regjimit, fituam mundësi që ta formojmë Qeverinë e re demokratike të Maqedonisë. Synimet tona do të jenë që Qeveria e re të jetë reformuese, ndërsa prioritet kryesor do ta ketë interesin e qytetarëve të Maqedonisë. Jemi përcaktuar për jetë cilësore për të gjithë qytetarët në një shoqëru të drejtë për të gjithë qytetarët” ka thënë Zaev para komitetit qendror të partisësë tij .
Zaev me marrjen e dritës jeshile për të qenë mandatar nga partia e tij morri mbështetje për fillimin e bisedimeve për formimin e kabinetit të ri qeveritar.