Zëvendëskryeministri dhe ministri serb thumbojnë presidentin për vizitën në Grackë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëvendëskryeministri dhe ministri serb thumbojnë presidentin për vizitën në Grackë

    Insajderi
    24 July 2016 - 00:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Branimir Stojanoviq dhe ministri i kabinetit qeveritar të Isa Mustafës, ai për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq, kanë komentuar vizitën e presidentit të Kosovës në fshatin e banuar me serbë në komunën e Lipjanit, atje ku para 17 viteve u vranë 14 serbë.

    Të dytë janë treguar ironik kur kanë komentuar gjithë vizitën 5 mninutëshe të presidentit, Hashim Thaçi, raporton Insajderi.

    Zëvëndëskryeministri Stojanoviq ka thënë se banorët e fshatit Grackë e kanë dhënë përgjigjen e serbëve për këtë vizitë, ndërsa ministri Jevtiq ka përdorur cinizmin kur ka komentuar Thaçin.

    Ministri për Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq duke iu referuar vizitës së Thaçit në fshatin Grackë, ka thënë se është mirë që dikush nga ky pozicion i lartë kujtohet për të bërë homazhe për viktimat serbe.

    “Unë do të kërkoj nga të gjitha pozitat më të larta në Kosovë që të ndihmojnë në arritjen e drejtësisë për familjarët e viktimave. Mendoj se është e rëndësishme për familjarët që të mund të marrin përgjigjen në pyetjen se kur dhe pse janë vrarë më të dashurit e tyre”, tha Jetviq para gazetarëve.

    Por më i ashpër ka qenë zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq.

    Ai u ka thënë gazetarëve se mungesa e familjarëve me rastin e vizitës së presidentit Thaçi ka qenë reagimi dhe komenti më i mirë i tyre ndaj kësaj vizite dhe vet Thaçit.

    “Gjestin e Thaçit mund ta kuptojmë vetëm si një premtim se diçka do të ndryshoj në kuptimin që 80 për qind e rasteve kundër serbëve nuk konsiderohen si krime… dhe këtë gjest e shoh si një premtim se kjo do të ndryshojë”, ka thënë Stojanoviq, raporton Insajderi.

    Por banorët siç shkruan “Blic” nuk kanë shpresa në Qeverinë e Kosovës. Ata shpresojnë që komuniteti ndërkombëtarë do të bëjë presion në gjetjen e fajtorëve për vrasjen e familjarëve të tyre./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark