Ardhja e afganëve në Shqipëri është pritur edhe me kritika, më së shumti në rrjetet sociale. Kritikat duket se nuk i ka pëlqyer zv/kryeministri Erion Braçe i cili ka kaluar edhe në ofendime ndaj vajzave dhe grave shqiptare.
Duke krahasuar Kabulin e 1972 me atë të ditëve të sotme, ku vihet në pah ndryshimi i madh dhe për këq i shoqërisë afgane, Braçe ka shpërthyer në ofendime i “mahnitur” nga bukuria e vajzave afgane e viteve më para kur ishin të lira.
Nisur nga këto foto, Braçe shkruan se shpreson që këto vajzat dhe gratë që po kundërshtojnë ardhjen e afganëve në vendin tonë, të mos jenë me mjekër dhe me mustaqe, duke nënkuptuar se duken ‘si burra’ dhe nuk kanë aspak feminitet.
“KANE ARDHUR TALIBANET! JA CFARE I KA BERE FONDAMENTALIZMI ATIJ VENDI! Keto grate qe po shajne neper rrjete sociale pranimin e grave afgane ne rrezik jete prej Shqiperise, shpresoj te mos jene me mjeker e mustaqe!”- shkruan Braçe.