Zëvendësministri Murtezaj nuk e di nëse ka viktima kosovare në Nicë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëvendësministri Murtezaj nuk e di nëse ka viktima kosovare në Nicë

    Insajderi
    15 July 2016 - 19:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Valon Murtezaj, zëvendësministri për Punë të Jashtme i Kosovës ka thënë se ende nuk është konfirmuar nëse ka apo jo viktima kosovare në tragjedinë e ndodhur mbrëmë në Nicë.

    “Ajo çfarë mund t’ju them është që deri në orën 2-3 pasdite nuk ka ndonjë informatë më të re rreth ndonjë qytetari të Kosovës”, ka thënë Murtezaj për Klan Kosovën.

    “Por ajo që ka ndodhur mbrëmë, në Nice, në një nga destinacionet botërore të turizmit dhe kulturës dhe pikërisht në ditën nacionale të Francës mund të themi që është një ngjarje shokuese që fatkeqësisht nuk është e vetmja është në vazhdën e sulmeve që po i ndodhë civilizimit botëror”.

    Sipas raportimeve të medieve botërore, ende nuk janë identifikuar të gjithë të vdekurit në Nicë, derisa nuk dihet nëse ndonjë kosovar është në mesin e të lënduarve apo të vrarëve. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark