Draft propozimi për ndryshimin e Kodit Penal të Kosovës të propozuar nga Ministria e Drejtësisë, e cila drejtohet nga ministrja e PDK-së, Dhurata Hoxha ngjalli reagime të ashpra e bashkë me këtë nxiti edhe reagimin e ministres e cila mbrojti këtë propozim.
Hoxha nëpërmjet një komunikate për media mbrojti këtë propozim që e bënë vepër penale fyerjen e simboleve të shtetit dhe rendit kushtetues dhe shpifjen ndaj figurave shtetërore përfshirë presidentitn.
Por zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi, që vjen nga radhët e LDK-së, nuk e ka mbrojtur me aq zell sa ministrja këtë draft propozim.
Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se mbi të gjitha në Kosovë duhet të ruhet me çdo kusht dhe nuk duhet ti dorëzohet çfarëdo tendence të kujtdo çoftë.
“Kushtetuta e Republikës së Kosovës, qëndron fuqishëm përballë tendencave të kujtdoqoftë që shënojnë hap prapa në arritjet që vendi ynë i lirë e demokratik ka shënuar në fushën e mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut!”, ka shkruar Dushi.
E Ministria e Drejtësisë në Komunikatën e saj tha se Kodi i Ri Penal i hartuar nga ta bazohet në modelet sipas tyre më të avancuara të vendeve të Bashkimit Evropian, duke përmendur Gjermaninë si model në të cilën Ministria tha se vetëm janë bazuar.
Por më pas u gjet se këto nene të draft propozimit për ndryshimin e Kodit Penal janë kopje e Kodit Penal të Gjermanisë./Insajderi.com
Kosova kopjoi nene të Kodit Penal të Gjermanisë që Merkel do t’i zhdukë