Zëvendësministri i LDK-së: Vetëvendosje e priste me duartrokitje trenin serb - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëvendësministri i LDK-së: Vetëvendosje e priste me duartrokitje trenin serb

    Insajderi
    15 January 2017 - 13:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Florian Dushi, i cili mban postin e zëvendësministrit të Drejtësisë, ka thënë se, përveç duartrokitjeve që iu bën trenit kur u nis në Beograd, kishte edhe prej atyre që mezi prisnin që treni të hynte në Kosovë, duke aluduar në Vetëvendosjen.

    Sipas Dushit, krejt kjo me të vetmin qëllim – që të kontestohej shtetësia e Kosovës.

    “Paramendoni, treni u nis me duartrokitje nga Beogradi, dhe, gati sa nuk u prit me duartrokitje në Prishtinë (edhe pse treni do të ndalej në Mitrovicë), krejt kjo me një qëllim të vetëm, kontestimi i shtetësisë së Kosovës. Por, ja që shteti veproi, dhe në mungesë të trenit, ata mund të vazhdojnë jetën e tyre të lumtur me autobusët e tyre”, ka shkruan zv/ministri i Drejtësisë, Florian Dushi, i cili vjen nga LDK-ja./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark