Zëvëndësminstri i Jashtëm i reagon Stanos: Vota e Serbisë kundër Kosovës në KiE duhet të dënohet ashpër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëvëndësminstri i Jashtëm i reagon Stanos: Vota e Serbisë kundër Kosovës në KiE duhet të dënohet ashpër

    Insajderi
    25 April 2023 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti i ka reaguar zëdhënsit të BE-së, Peter Stano, pasi ky i fundit kur është pyetur për votën kundër të Serbisë në Këshillin e Evropës është përgjigjur thjeshtë se “BE-ja është në dijeni”.

    Ahmeti ka shkruar se Serbia e ka shkelur Marrëveshjen Bazike të arritur në Ohër, duke votuar kundër dhe duke kërcënuar ata që kanë përkrahur Kosovën në Këshillin e Evropës.

    Sipas diplomatit kosovar, kjo nuk është diçka për të cilën “thjesht duhet të jesh në dijeni, por gjë që duhet dënuar ashpër”.

    “Duke votuar kundër dhe duke kërcënuar ata që ishin pro votës së djeshme për anëtarësimin e Kosovës në KiE, Serbia ka shkelur Marrëveshjen Themelore. Më tej, shefi i diplomacisë Ivica Daçiq deklaroi se Serbia dëshiron ndarjen e BeH. Kjo nuk është diçka që BE-ja duhet ta dijë, por ta dënojë ashpër”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin e tij në Twitter.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark