Zëvendëspresidenti i ShBA-së, Mike Pence, ka mbërritur për një vizitë në Korenë Jugore, një ditë pasi fqinji i saj, Koreja Veriore, e hodhi një raketë në bregdetin e vet, duke i rritur edhe më shumë tensionet.
Pence tha se përkushtimi dhe vendosmëria e ShBA-së ndaj aleancës me Korenë Jugore kurrë s’ka qenë më e fortë se tani.
Pence ka nisur një vizitë në Azi, ku Koreja Jugore është ndalesa e parë e tij./Express/