Zgjatet edhe për tre muaj gjendja e jashtëzakonshme në Turqi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zgjatet edhe për tre muaj gjendja e jashtëzakonshme në Turqi

    Insajderi
    03 October 2016 - 19:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus, thotë se në mbledhjen e sotme të qeverisë, që është kryesuar nga presidenti, Recep Tayyip Erdogan, është vendosur të zgjatet gjendja e jashtëzakonshme, e cila ishte imponuar në këtë vend, pas përpjekjes së dështuar për grushtshtet, në muajin korrik.

    Duke folur sot para gazetarëve, pas mbledhjes së qeverisë, zoti Kurtulmus tha se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjatet për tre muaj të tjerë.

    Kjo gjendje ishte shpallur më 20 korrik, pesë ditë pas puçit të dështuar, nga i cili janë vrarë së paku 270 vetë.

    Turqia e akuzon klerikun në ekzil, Fetullah Gulen, për orkestrim të grushtshtetit.

    Por, Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, e ka hedhur poshtë çfarëdo involvimi në këtë puç.

    Afro 32 mijë njerëz janë arrestuar lidhur me këtë grushtshtet. Disa mijëra të tjerë janë shkarkuar ose suspenduar nga vendet e tyre të punës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark