Zgjatet orari i Gjendjes Civile në Prishtinë, kjo është arsyeja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjatet orari i Gjendjes Civile në Prishtinë, kjo është arsyeja

    Insajderi
    06 July 2023 - 15:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Prishtinës ka marrë vendim për zgjatje të orarit të sportelit të Gjendjes Civile. Ky vendim vjen si lehtësim i qasjes së shërbimeve për mërgimtarët.

    Orari i ri do të jetë nga ora 08:00 deri më 17:00 gjatë ditëve të javës, ndërkaq të shtunave nga 09:00 deri  më 12:00.

    “Qytetarët që kanë nevojë të pajisen me dokumente personale si Certifikatë të lindjes, Ekstrakt të lindjes, Certifikatë shtetësie, Certifikatë martese, Certifikatën e bashkësisë familjare kanë mundësi ti marrin ato gjatë këtyre orareve”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark