I zgjatet paraburgimi gazetarit ukrainas të arrestuar për spiunazh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    I zgjatet paraburgimi gazetarit ukrainas të arrestuar për spiunazh

    Insajderi
    28 November 2016 - 13:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I është zgjatur masa e ndalimit gazetarit nga Ukraina, Roman Sushchenko, i cili po mbahet i paraburgosur në Rusi me dyshimin se është spiun.

    Gjykata e Qarkut të Lefortovos, më 28 nëntor ka urdhëruar zgjatjen e masës së paburgimit të gazetarit në fjalë deri më 30 janar të vitit 2017, shkruan REL.

    Sushchenko, korrespondenti i agjencisë së lajmeve “Ukrinform” i cili ka raportuar nga Parisi, është paraburgosur në Moskë më 30 shtator. Ai ishte ndaluar me dyshimin se ka mbledhur informacione të fshehta. Më 7 tetor i është ngritur aktakuzë për spiunim.

    Qeveria e ukrainase e ka hedhur poshtë dyshimin se Sushchenko është agjent i shërbimeve të inteligjencës.

    Në muajin tetor, Ministria e Jashtme e Ukrainës i ka dorëzuar një notë proteste konsullatës ruse në Kiev duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të gazetarit në fjalë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark