Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian thanë se presin “partneritet shumë të fortë me ShBA-në”.
Ata janë mbledhur të dielën mbrëma, në një takim joformal, për të diskutuar zgjedhjen e Donald Trumpit president i ri i ShBA-së.
Ministrat thanë se duhet të dinë detaje nga planet e Trumpit, porse presin marrëdhënie të mira.
“Presim partneritet shumë të fortë me administratën e ardhshme të ShBA-së. Kemi vendosur të angazhohemi me të që nga java e parë e tranzicionit”, tha shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, shkruan rel.
Deklarata është në kundërthënie me komentet që ka bërë të premten presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i cili ka thënë se zgjedhja e Trumpit rrezikon të tronditë marrëdhëniet e BE-së me ShBA-në “në mënyrë thelbësore dhe strukturore”.