Zgjedhjet e para pa të në krye - flet për herë të parë Valdete Daka - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjedhjet e para pa të në krye – flet për herë të parë Valdete Daka

    Insajderi
    17 October 2021 - 17:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, e cila ka qenë në krye të këtij institucioni për disa zgjedhje rresht, ka folur për organizimin e zgjedhjeve të sotme lokale.

    Daka e ka vlerësuar si të mirë procesin zgjedhor, që për herë të parë nuk organizohet nga ajo.

    “Sipas asaj që e kam parë në media, sipas meje, gjithçka është duke shkuar në rregull, më shumë munden me tregu ata vëzhgues që janë në terren, përndryshe nga ajo që shihet nga jashtë, duket se çdo gjë është duke shkuar në rregull si gjithmonë”, ka thënë ajo për Zëri.info.

    Në lidhje me atë nëse do të bënte diçka më ndryshe në këto zgjedhje po të ishte ende në krye të KQZ-së, Daka tha se nuk po sheh ndonjë ndryshim nga organizimi i zgjedhjeve paraprake, kur ishte në krye të KQZ-së.

    “Unë nuk e di çka kanë bërë ata, por kjo që po e shoh unë është mënyra e njëjtë qysh janë organizuar kur isha edhe unë, pra është vetëm një vazhdim i asaj, nuk shoh ndonjë ndryshim”, tha më tej Daka.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark