Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki në Shqipëri, në disa qendra nuk ka rrymë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki në Shqipëri, në disa qendra nuk ka rrymë

    Insajderi
    06 March 2022 - 09:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Si pasojë e motit të keq në orët e fundit, ka nisur me vështirësi procesi i votimit në disa njësi administrative të Dibrës.

    Raportohet se në shumë qendra votimi, të zonave të thella të Dibrës, nuk ka energji elektrike, gjë e cila e pamundëson identifikimin elektronik të zgjedhësve.

    Paraprakisht raportohet se në mungesë të energjisë elektrike, do të vijohet me identifikimin manual të zgjedhësve.

    Për kreun e ri të Bashkisë së Dibrës, do të votojnë afërsisht 56 mijë qytetarë, në 101 qendra  votimi, të vendosura në Peshkopi dhe 14 njësitë administrative.

    Përveç kandidatëve të PD, PS dhe Shtëpisë së Lirisë, në Dibër garon dhe Dritan Torba, një 26-vjeçar, përfaqësues i partisë Lëvizja e Re. Nga PS kandidon Rahim Spahiu, nga PD Luan Haka, dhe nga Shtëpia e Lirisë Premtim Kryemadhi.

    Në të njëjtat kushte të vështira atmosferike, gjenden dhe një pjesë e zonave të thella në Bashkinë e Shkodrës, ku bora ka arritur në një lartësi të konsiderueshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark