×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani takohet me ambasadorin amerikan, bisedojnë për zgjedhjet e reja

    Insajderi
    12 August 2024 - 19:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier

    Në takim, Osmani dhe Ambasadori Hovenier kanë diskutuar zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë në fushën e sigurisë si dhe angazhimin e vazhdueshëm për konsolidim të mëtutjeshëm të pozitës ndërkombëtarë të Kosovës.

    Siç thuhet në njoftimin e presidencës, në takim është diskutuar edhe për mbarëvajtjen e procesit të konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe për përkushtimin e plotë për garantimin e një procesi zgjedhor demokratik dhe të suksesshëm.

    “Thellimi i vazhdueshëm i raporteve bilaterale dhe koordinimi i rregullt për tema të interesit nacional ishin po ashtu pjesë e diskutimeve në takimin e sotëm”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

    Kanë mbetur pak muaj që Kosova të shkojë në zgjedhjet e rregullta parlamentare, të fundit ishin në shkurt të vitit 2021.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark