
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është përmbyllur afati ligjor për partitë politike që duan të garojnë në Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit 2025 përmes koalicioneve, si dhe për ato që kanë vendosur të mos marrin pjesë në këtë proces zgjedhor.
Sipas njoftimit të KQZ-së, gjatë periudhës 15-ditore nga 9 deri më 23 qershor, dy koalicione janë regjistruar zyrtarisht për pjesëmarrje:
“Koalicija Vakat”, i përbërë nga Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV);
“SDU-NAŠA (NAŠA SDU)”, një koalicion i formuar posaçërisht për komunën e Prizrenit, që përfshin Socijaldemokratska Unija dhe Naša Inicijativa.
Ndërkohë, pesë subjekte politike kanë njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale për kryetarë komunash dhe kuvende komunale:
Organizata Balli Kombëtar Demokrat (OBKD)
Partia Demokratike e Diasporës (PDD)
Partia e Drejtësisë (PD)
Kosovaki Nevi Romani Partia (KNRP)
Partia Balliste (PB)
KQZ njofton gjithashtu se afati për aplikimin për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve do të hapet më 26 qershor 2025, duke ftuar të gjitha subjektet politike, kandidatët e pavarur dhe iniciativat qytetare që duan të marrin pjesë në zgjedhje, të dorëzojnë dokumentacionin përkatës brenda afatit të caktuar./Insajderi