×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zgjedhjet në Francë – e djathta ekstreme feston fitoren, kërkon shumicën

    Insajderi
    01 July 2024 - 09:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dje u mbajt rundi i parë i zgjedhjeve parlamentare në Francë, ku u konfirmua dominimi i së djathtës ekstreme dhe ia hapi asaj portat e pushtetit.

    Mbështetësit e Asamblesw Kombëtare kundër imigracionit të Marine Le Pen brohoritën ndërsa ajo tha se “blloku makronist i presidentit është zhdukur plotësisht”, raporton BBC.

    Sipas rezultateve paraprake, Tubimi Kombëtar ka rreth 33.2 për qind të votave, aleanca e krahut të majtë 28.1% dhe aleanca e qendrës e presidentit Emmnauel Macron 21%.

    “Unë synoj të jem kryeministër për të gjithë francezët, nëse francezët na japin votat e tyre”, tha udhëheqësi 28-vjeçar i Tubimit Kombëtar, Jordan Bardella

    Asnjëherë më parë e djathta ekstreme nuk ka fituar raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare franceze..

    Ajo që Marine Le Pen dhe Jordan Bardella duan është një shumicë absolute prej 289 vendesh në Asamblenë Kombëtare me 577 vende.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark