Pak më shumë se 4% të qytetarëve kanë votuar deri në orën 9 të mëngjesit.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve.
“Nga të dhënat e marra për pjesëmarrjen e votuesve për zgjedhjet presidenciale deri në ora 9:00, nga gjithsej 547041 votues të regjistruar në këto qendra votimi kanë votuar 22797 persona, apo 4.17%. Pjesëmarrja më e madhe për zgjedhjet presidenciale është në Probishtip – 8,85%, ndërsa më e ulët është në Bogovinë 0,57%. Krahasuar me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2019, kemi një rënie të daljes prej 1,99 në këto zgjedhje”, tha kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski.
“Krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, kemi një rënie prej 0.74% në këto zgjedhje”, tha Dashtevski.