Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, shënohet incidenti i parë, tentohet të vidhen fletët e votimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, shënohet incidenti i parë, tentohet të vidhen fletët e votimit

    Insajderi
    07 May 2024 - 19:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndonëse në heshtje zgjedhore përpara zgjedhjeve të nesërme në Maqedoninë e Veriut për parlamentin dhe presidentin e ri, shënohet dhe incidenti i parë.

    Ministria e Brendshme raporton se në stacionin policor në Bit Pazar është raportuar se tre persona kanë tentuar të hapin derën hyrëse dhe portën e objektit të Komunës së Çairit, ku ruhet materiali zgjedhor.

    Të dyshuarit u larguan menjëherë pasi janë vërejtur nga punonjësi i policisë, i cili po ruante materialin zgjedhor dhe nuk kanë marrë asnjë gjë nga qendra zgjedhore.

    Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe po punon për gjetjen e autorëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark