Zgjedhjet në Shqipëri: Ja kandidatët që siguruan mandatin nga listat e mbyllura në qarqet ku ka përfunduar numërimi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjedhjet në Shqipëri: Ja kandidatët që siguruan mandatin nga listat e mbyllura në qarqet ku ka përfunduar numërimi

    Insajderi
    13 May 2025 - 20:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me përfundimin e numërimit të votave në disa qarqe të Shqipërisë, janë bërë publike edhe emrat e kandidatëve për deputetë që kanë siguruar një vend në Kuvendin e Shqipërisë përmes listave të mbyllura të partive politike.

    Në këto raste, mjaftonte vota për partinë që kandidati të fitonte mandatin, duke qenë se renditja në listë përcaktonte automatikisht përfaqësimin, në varësi të numrit të mandateve të fituara nga subjekti.

    Qarku Berat (7 mandate)

    • PS (5 mandate): Ervin Demo, Enriketa Jaho
    • PD (2 mandate): Enno Bozdo, Zija Ismaili

    Qarku Dibër (5 mandate)

    • PS (3 mandate): Blendi Klosi, Alma Selami
    • PD (2 mandate): Xhelal Mziu, Denisa Vata

    Qarku Korçë (10 mandate)

    • PS (6 mandate): Niko Peleshi, Romina Kuko, Genti Lakollari
    • PD (4 mandate): Ivi Kaso, Ledina Alolli, Bledjon Nallbati

    Qarku Kukës (3 mandate)

    • PD (2 mandate): Flamur Hoxha
    • PS (1 mandat): Eduard Shalsi

    Qarku Lezhë (7 mandate)

    • PD (4 mandate): Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti
    • PS (3 mandate): Ulsi Manja, Ermal Pacaj

    Qarku Vlorë (12 mandate)

    • PS (8 mandate): Bledi Çuçi, Zamira Sinaj, Erjona Ismaili, Pirro Vengu
    • PD (4 mandate): Bujar Leskaj, Vangjel Dule, Ina Zhupa, Atird Hoxha

    Për pjesën tjetër të qarqeve, numërimi është ende në proces, ndërsa pritet që në ditët në vijim të bëhen publike edhe rezultatet përfundimtare dhe emrat e deputetëve të rinj që do të ulen në Kuvendin e ri të Shqipërisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark