×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, KQZ ka një njoftim të rëndësishëm për votuesit

    Insajderi
    31 August 2024 - 14:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se ka filluar periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Preliminare Votuese, për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

    “Gjatë periudhës 122 ditore (29 gusht – 28 dhjetor 2024) për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Preliminare Votuese, çdo person me të drejtë vote që nuk figuron në Listën Votuese, është caktuar gabimisht në qendër tjetër të votimit apo ka të dhëna të tjera të pasakta, mund të kërkojë nga KQZ rishikimin e saj përmes sistemit elektronik apo duke u paraqitur në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe votesi mund ta kundërshtoë pasaktësinë e Listës Preliminare të Votuese edhe për ndonjë emër të votuesit për të cilin pretendon se nuk duhet të figurojë në këtë listë”, njoftoj KQZ.

    Në këtë rast, ankesa duhet të parashtrohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

    Lista Preliminare e Votuesve është publikuar në platformën elektronike të vendosur në ueb faqen e KQZ-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark