Zgjedhjet presidenciale të Serbisë do të mbahen edhe në Kosovë. Ato do të mbahen me lehtësimin e OSBE-së.
Janë planifikuar të hapen diku 90 vendvotime. Ndër kandidatët është edhe kryeministri aktual, Aleksandar Vuçiq.
Tash e disa muaj në Serbi kandidatët për president kanë nisur fushatën e tyre me deklarata politike e nacionaliste për të marrë sa më shumë vota.
Si zakonisht ata kanë përdorur Kosovën dhe serbët që jetojnë këtu për të bërë propagandë, madje edhe provokime direkte ndaj Kosovës, vetëm që të dalin “sa më të fortë” para elektoratit në Kosovë./Insajderi.com