×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjedhjet presidenciale në Amerikë, sondazhi tregon se si do të votohej mes Harris dhe Trump në Kosovë

    Insajderi
    03 November 2024 - 09:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vëmendja botërore është në SHBA, ku më 5 nëntor do të votohet në zgjedhjet presidenciale – votime që kanë ndikim edhe në pjesë të botës për shkak të rolit të madh politik, ekonomik e kulturor të SHBA-ve në rrafshin global.

    Sondazhet në SHBA tregojnë për një garë të ngushtë në mes demokrates Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump.

    Por, si do të votonin shoqëritë e vendeve evropiane në rast se do të merrnin pjesë në ato zgjedhje, një sondazh i Gallup international Association, tregon se shumica e evropianëve do të votonin për Kamala Harris.

    Në mesin e këtyre vendeve edhe Kosova do të votonte për Harris, që sipas sondazhit e ka përkrahjen 55%, kundrejt 27% sa do të votonin për Trumpin, sipas sondazhit.

    Për Trumpin sipas sondazhit do të votonin vetëm tetë vende evropiane, në mesin e tyre edhe Serbia që bashkë me Hungarinë kanë nivelin më të lartë të mbështetjes për Trumpin. Sipas sondazhit 59% e serbëve do të votonin për Trumpin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark