16 vjecari E.K, fundjavën e kaluar ra në një pusetë teksa ishte duke lëvizur me trotinet elektrik përgjatë magjistrales Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Vranidoll.
E, meqë u rrëzua së bashku me mjetin që po lëvizte, ai pësoi gjakderdhje të brendshme në bark nga pëlcitja e organit të shpretkës, të cilën kirurgët edhe ia hoqën.
Edhe vet kirurgu abdominal, Lulzim Salihu e konfirmoi se të miturit ia hoqën shpretkën dhe e operuan me urgjencë si shkak i gjakderdhjes.
Aktualisht i lënduari trajtimin po e vazhdon në klinikën e kirurgjisë abdominale në QKUK, transmeton Klan Kosova.